Aktivitetet

Made In Prison Albania

Prodhimi dhe shitja e produkteve "Made in Prison Albania"

Organizimi i Kurseve të Trajnimit

Me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të përfaqësuesve të komunave, komunitetit dhe autoriteteve të policisë në nivel komune

Ndërgjegjësimi i komunitetit nëpërmjet fushtatës “Derë më Derë”

Fushate ndërgjegjësuese “Derë më Derë” me tematikë policimin në komunitet në komunat Dajt, Vaqarr dhe Krrabë Tiranë mbi policimin në komunitet.

Informohu rreth nesh

Organizata Shqiptare ORKIDEA është themeluar që nga viti 2010 si një organizatë joqeveritare në Shqipëri. Misioni ynë, është përmirësimi i të drejtave të grave dhe të rinjve në Shqipëri. Organizata shqiptare ORKIDEA punon në bashkëpunim të ngushtë me Rrjetin Donne Lavoro - Itali qe nga 2010. Organizata, është fuqizuar dhe është rritur falë shkëmbimit të përvojave me Rete Donne Lavoro Itali në fushën e të drejtave të grave, të rinjve dhe çështjeve mjedisore.

Shtyllat kryesore janë: Fuqizimi social - ekonomik të grave dhe të rinjve, avokimi ndaj pushtetit lokal dhe komunitetit për ndryshimin e praktikës dhe përmirësimin e dialogut, praktikat pozitive dhe metodat për pjesëmarrje aktive dhe edukimin e të rinjve dhe komuniteteve si dhe edukimin mjedisor duke shfrytëzuar mjetet e riciklueshme. Përfituesit kryesorë janë gratë, vajzat / djemtë e rinj, profesionistët dhe përfaqësuesit qeveritarë në nivel kombëtar dhe vendor duke përfshirë edhe mediat lokale. Shoqata Shqiptare Orkidea është anëtare e rrjeteve: #Anna Lindh Foundation, një institucion ndërqeveritar që bashkon shoqërinë civile dhe qytetarët anembanë Mesdheut për të ndërtuar besimin dhe për të përmirësuar mirëkuptimin reciprok mes kulturave që promovojnë diversitetin dhe bashkëjetesën. #Rete Donne Lavoro, Itali, një rrjet i shoqatave që punojnë në çështjet gjinore që mbështesin mundësitë e barabarta midis burrave dhe grave dhe zbatimin e integrimit gjinor. Fokusi kryesor i rrjetit është fuqizimi personal dhe profesional i grave. # Shoqata Shqiptare Orkidea është pjesë e rrjeteve të organizatave të shoqërisë civile që punon në çështjet gjinore dhe mjedisore në Shqipëri.

Mëso më Shumë

PROJEKTET E ZBATUARA

Card image cap

Made in prison

Akvitietetet kryesore: • Hapja dhe pilotimi i portalit online "Made in Prison" për të shitur produktet e prodhuara me mjete të riciklueshme, të grave / vajzave në konflikt me ligjin. • Edukim mjedisor dhe prodhime buqesore në serën pranë institucionit penitenciar Nr 325 Tiranë; • Promovimi dhe ndërgjegjësimi i publikut mbi edukimin mjedisor dhe punimeve me dorë; • Përgatitja e udhëzuesit praktik mbi produktet e laboratorit "Made in Prison" • Promovimi dhe gjenerimi i të ardhurave nga shitja e produkteve "Made in Prison". • Workshope në fushën e të drejtave të grave dhe mjedisi duke përfshirë aktorët qeveritare dhe joqeveritar si dhe biznesin e vogël dhe të mesem; • Nismat e avokimit për të promovuar "Made in Prison" në nivel rajonal dhe kombëtar; Kohëzgjatja: 1 vit

Card image cap

Vlerësimi i shërbimeve / politikave / legjislacionit mbi të drejtat e grave dhe vajzave të reja dhe çështjeve gjinore në Shqipëri

Aktivitetet: 1. Përgatitja e studimit të vlerësimit për shërbimet / politikat / legjislacionin në fushën e çështjeve gjinore; 2. Organizimi i workshopeve dhe seminareve në nivel lokal Korçe, Vlora, Shkoder, Tiranë për edukim gjinor dhe çështjet mjedisore

Card image cap

Edukimi mjedisor nën Prespektivën Gjinore në Shqipëri

1.Përgatitja e Manualit për edukimin gjinor në ciklin shkollor parauniversitar dhe në ciklin universitare; 2. Përgatitja e Manualit për të rinjtë nga të rinjtë për barazi gjinore; 3. Organizimi i aktiviteteve të ndërgjegjësimit në shkolla Tiranë, Vlorë, Durrës, Fier, Shkodër për edukimin mjedisor nën perspektivën gjinore; 4. Organizimi i kursit të trajnimit me prindërit, edukatorët e mësuesve, punonjësit socialë dhe psikologët për edukimin mjedisor dhe gjinor; Kohëzgjajta: 2 vjet

Card image cap

Sporteli i fuqizimit të grave dhe vajzave të reja në Tiranë

Shërbimet që ofron "Sporteli për fuqizimin e grave dhe vajzave të reja në Tiranë": 1. Menaxhimi i rasteve për grupin e synuar të grave / vajzave në Tiranë; 2. Këshillim individual dhe ne grup; 3. Forcimi i aftësive personale dhe profesionale; 4. Përgatitja për tregun e punës dhe intervistat për punë; Orientimi për mundësitë e punësimit; 6. Referimi i Rastit; 7. Lobimi dhe avokimi për të drejtat e grave dhe vajzave në Shqipëri; 8. Ndërgjegjësimi i komunitetit për gratë dhe vajzat të drejtat e tyre; Kohëzgjajta: 2 vjet

Struktura e Organizatës Shqiptare të ORKIDEA

Financuar nga

Bëhuni vullnetarë

Bëhuni vullnetarë për të ndihmuar gratë dhe vajzat të kenë qasje në shërbimet publike dhe të gëzojnë të drejtën e tyre në shoqërinë Shqiptare.

bashkohu me ne